Prokuroria: S'ka bazë ligjore për heqjen e imunitetit të deputetit
Prishtinë, 18 mars - Për shkak të interesit të madh të mediave se a ka kërkuar Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj, Prokuroria e Shtetit njofton se Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet dhe nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprat e kryera para se të zgjedhën deputet apo vepra të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet.
Kjo sipas prokurirse është çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin nr. 03/L-11 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Organi që zbaton procedurën penale nuk është i detyruar të vërtetojë sipas detyrës zyrtare se a gëzon një person imunitet apo jo dhe nga personi që gëzon imunitet varet se a do thirret në imunitet.
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund të arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e deputetit pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Prandaj Prokuroria e Shtetit vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.
Çështja e kërkesës për pëlqimin e Kuvendit për arrestimin apo ndalimin e deputetit, nuk është në kuadër të fushëveprimit dhe detyrave te Kryeprokurorit të Republikës së Kosovës