Prokuroria shenjëstron dy raste të koduara si “Nomada” dhe “Crystal Eagle”
Prishtinë, 15 shtator - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja për vepra të ndryshme penale.
Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë (17) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK, lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, i KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1, i KPRK-së, si dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK.
Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, ku janë të përfshirë dhjetë (10) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga neni 390 paragrafi 1 i KPRK-së, ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK-së.