Prokuroria pritet të kërkojë edhe 2 muaj paraburgim për Limajn
Prishtinë, 19, dhjetor - Pas skadimit të afatit të paraburgimit, Prokuroria Speciale pritet të kërkojë edhe dy muaj paraburgim për deputetin Fatmir Limaj dhe për tre të tjerët.
Sipas Koha Ditore, Supremja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për mbrojtje të ligjshmërisë më 12 dhjetor.
Të martën u është dërguar aktgjykimi i marrë nga pesë gjyqtarë, tre të EULEX-it dhe dy vendës.