Prokuroria përcjell nga afër zgjedhjet
Prishtinë, 3 nëntor - Prokuroria e shtetit ka bërë të ditur se me qëllim që prokurori të jetë sa më afër qytetarit, duke i njoftuar ata me të gjitha veprimet që do të ndërmarrin prokurorët e shtetit, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbajë konferenca për media.
Në këto konferenca, koordinatorja për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, prokurorja Laura Pula, përmes mjeteve të informimit publik do ti njoftoj qytetarët për veprimet që do ti ndërmarrin prokurorët e shtetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së votës së qytetarëve.
Vendi i mbajtjes së konferencave do të jetë: ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, (ndërtesa e ish bankës së Lubjanës), salla në katin e IV-të, Prishtinë.
\"Tani për tani janë të parapara që të mbahen konferencat sikurse në kohën që kemi njoftuar, por në rast se Prokurori i Shtetit vlerëson se do të jetë e nevojshme të mbahet edhe ndonjë konferencë tjetër, përveç këtyre mjetet e informimit publik do të ftohen gjatë ditës së diele, 3 nëntor 2013\", thuhet në njoftimin e prokurorisë.