Prokuroria nxjerr doracakun për një prokurori më efektive
Prishtinë, 20 maj - Nesër Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës nxjerr Doracakun e Prokurorive Procedurat Administrative dhe Kodi i Mirësjelljes për stafin e prokurorive. Botimi i doracakut dhe kodit të etikës është mbështetur nga populli Amerikan përmes USAID-it.
Qeveria Amerikanë ka ndihmuar Shërbimin Prokurorial të Kosovës në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve prokuroriale si dhe në themelimin e sistemeve të nevojshme për punë më efektive. Procesi i vazhdueshëm e riemërimit, unifikimi i procedurave administrative si dhe themelimi i një kodi profesional të mirësjelljes janë që të gjithë hapa të rëndësisë kritike për të mundësuar administrim më efektiv të drejtësisë.
Publikimi i doracakut do bëhet në Hotel Victory në Prishtinë, ditën e premte, më 21 maj 2010, në ora 10:00. Folës do të jenë krerët e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, përfaqësues nga qeveria e SH.B.A-së si dhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.