Prokuroria nuk ka evidentuar asnjë vepër penale në zgjedhjet e sotshme
Prishtinë, 29 nëntor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se ka përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është zhvilluar sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Prokurorët kohë pas kohe kanë vizituar shumicën e vendvotimeve në këto dy komuna ku janë njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Po ashtu, një prokuror kujdestar gjatë gjithë kohës ka qenë prezent në KQZ për tu njoftuar me tërë ecurinë e procesit zgjedhor.
"Vlen të theksohet se gjatë ditës së sotshme nuk ka pasur ndonjë rast të evidentuar si vepër penale nga kapitulli i veprave penale kundër të drejtës së votimit, apo që ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit zgjedhor, përpos rasteve për të cilat ka njoftuar Prokurori i Shtetit'', thekson prokuroria. â