Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve
I riu nga Gjilani që ndërroi jetë pasditen e së dielës pasi kishte kërcyer në rrethana ende të panjohura nga kati i katërt i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Ai nuk kishte paraqitur asnjë dokument që dëshmonte për ndonjë problem shëndetësor.
Këtë e tha në konferencë për media Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ku citoi edhe raportin nga mjeku në hyrje në Aeroportin e Prishtinës në të cilën i ndjeri ka mohuar të ketë ndonjë sëmundje tjetër.
“Në raportin të cilin e ka kontrolluar ekipi shëndetësor në hyrje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të gjitha pyetjet gjatë të dhënëve nga i ndjeri janë mohuar d.m.th nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjeku i cili e ka kontrolluar të ndjerin”, tha Bardiqi.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK, vetëm disa kategori e personave dërgohen në vetëizolim në shtëpitë e tyre dhe jo në Qendrën e Studentëve e cila po shërben si karantinë.