25 Dhjetor 2024

Prokuroria nis hetimet ndaj agjencisë “Bardha Travel”

Prishtinë, 9 shtator - Prokuroria Komunale në Prishtinë është duke zhvilluar hetimet kundër të pandehurës Tringa Sadriu – Lama, pronare e kompanisë “Bardha Travel” në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale të Mashtrimit nga neni 261 i Kodit Penal të Kosovës.

E dyshuara Tringa Sadriu – Lama, në cilësinë e pronares së agjensionit turistik “Bardha Travel”, në Prishtinë, gjatë periudhës kohore maj - gusht 2011, dyshohet se ka se mashtruar numër të madh të qytetarëve, duke iu ofruar dhe premtuar pushime verore në bregdetin e Turqisë, me çmime shumë më të volitshme sesa kompanitë tjera, dhe duke mos i kryer obligimet e agjensionit, ku si pasojë numër i madh i qytetarëve të mashtruar, të cilët kanë paguar kinse për aranzhimin e pushimeve verore, kanë mbetur pa i shfrytëzuar pushimet e paguara.

Andaj, pasi që Prokuroria nuk disponon me emrat e të gjithë personave të dëmtuar në këtë çështje penalo-juridike, iu bënë thirrje qytetarëve të dëmtuar që të lajmërohen në zyrat e Prokurorisë Komunale në Prishtinë, (ndërtesa e ish bankës së Lubjanës, në Prishtinë, kati i V-të), si dhe me vete të sjellin provat materiale që disponojnë për këtë rast.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)