25 Dhjetor 2024

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Resmije Osmani dhe Gëzim Rexhaj

Prishtinë, 23 gusht – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prizren aktakuzë kundër dy të pandehurve Resmije Osmani dhe Gëzim Rexhaj, që të dy nga Prizreni. 


Aktakuza ka të bëjë me veprat penale Shpëlarja e parasë nga neni 10.2a i Rregullores së UNMIK-ut 2004/2; Shmangie nga tatimi, nga neni 249 par. 1 lidhur me par. 2 të KPK-së; Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 par. 1 lidhur me par 2 dhe 3 të KPK-së dhe Kontrabandimi i mallrave nga neni 273 par. 1 i KPK-së. Të gjitha këto në bashkëkryerje konform nenit 23 të KPK-së.


Të pandehurit më 22.09.2003 kanë regjistruar dhe hapur një kompani biznesi me tregti me emrin N.T. “LEOTRIMI’ me seli në Prizren, pronar dhe menaxher i pandehuri Gëzim Rexhaj. Gjatë afarizmit disa vjeçar kjo kompani nuk ka paguar as një cent në emër të obligime ligjore ndaj Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

Duke vërejtur se kanë hyrë në obligime të thella ndaj buxhetit të Kosovës e ndërprenë  aktivitetin me këtë kompani.
Me datën 12.05.2006 të pandehurit regjistrojnë kompaninë e biznesit prapë me tregti me emrin NT “PETRO-NOL” me seli në Ferizaj, në emër të të pandehurës Resmije Osmani, pronare dhe menaxhere.

Kjo Kompani ka vepruar rreth pesë muaj dhe gjatë kësaj kohe kanë bërë qarkullim me vlera  milionëshe (1.604.909,oo euro). Të pandehurit përmes kësaj kompanie tërë mallin nga Mali i Zi e kanë futur në Kosovë në mënyrë ilegale -  kontrabandë dhe atë sipas faturave derivate të naftës dhe detergjent.


Gjatë aktivitetit kriminal me kontrabandim të mallit, me mospagimin e obligimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës,  të pandehurit e kanë dëmtuar buxhetin e vendit për më shumë se 793.000,oo euro vetëm ne emër te tatimit, ndërsa vlera e taksës doganore nuk është llogaritur.


Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)