17 Janar 2025

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër L. F. për terrorizëm

Prishtinë, 25 shkurt - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit, L. F., për veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143 par. 2  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L. F. i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS”, duke marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Siri, ku atje ka qëndruar afër dy muaj. Pas dy muajsh qëndrimi në Siri, duke u kthyer për në Kosovë është ndaluar nga Policia e Turqisë dhe është kthyer në Republikën e Kosovës.

Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)