Prokuroria ngrit aktakuzë për krim dhe kontrabandim me migrantë
Prishtinë, 29 prill - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër tre të pandehurve për veprat penale: Krim i Organizuar nga neni 238 i Kodit Penal të Kosovës dhe Kontrabandimi i Migrantëve, nga neni 170 i Kodit Penal të Kosovës).
Sjellja kriminale e pretenduar përfshinë aktivitete që kanë ndodhur nga marsi 2013 deri në mars 2014.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së pas hetimeve (Operacioni Falso) të zhvilluara nga Njësia Hetimore e Policisë Kufitare të Kosovës në bashkëpunim të afërt me autoritetet përkatëse gjyqësore në Zvicër.