Prokuroria ngrit aktakuzë kundër tre zyrtarë të Komunës së Drenasit
Prishtinë, 14 qershor - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve H.XH.TH, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Kuvendin Komunal në Drenas, SH.B, zyrtar certifikues në Kuvendin Komunal në Drenas V.J, zyrtar në Kuvendin Komunal në Drenas dhe N.B pronar i një firme private.
Tre të pandehurit e parë akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë-së, ndërsa i pandehuri N.B akuzohet se u ka ndihmuar te pandehurve si persona zyrtar në kryerjen e veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë-së.
Sipas aktakuzës të pandehurit H.XH.TH, SH.B dhe V.J, ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, me çrast firmës private të të pandehurit N.B ia kanë paguar shumën e parave në vlerë prej 110.000 mijë euro, ndërsa pas ekzaminimit të kamionit është vërejtur se i njëjti nuk i plotëson kriteret sipas kontratës dhe se pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit.