14 Janar 2025

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Qazim Beqaj, Gazmen Halimi dhe Qerim Ramani

Prishtinë, 2 shkurt - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurve Qazim Beqaj, Gazmen Halimi, Qerim Ramani, për krim të organizuar.

Të pandehurit Qazim  Beqaj  e  Gazmen  Halimi,  si grup i strukturuar e i organizuar kriminal, së bashku me persona NN, nga Republika e Shqipërisë, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitime financiare të drejtpërdrejta, gjatë vitit 2011 disa personave nga Republika e Kosovës, të cilët kanë dashur që të udhëtojnë jashtë vendit, në këmbim të shumave të ndryshme financiare, u kanë siguruar pasaporta të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë së bashku me personat NN nga Republika e Shqipërisë, kanë kryer veprën penale: “Krim i organizuar” nga neni 274 par. 1 lidhur me veprën penale “Kontrabandimi me emigrant” nga neni 138 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkaq, të pandehurit Gazmen Halimi e Qerim Ramani me qëllim që vetes t’i sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, një të dëmtuari i kanë paraqitur fakte të rrejshme, se kanë të njohur në Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe se munden t’ua rregullojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë për shumën prej 5000 euro.

I dëmtuari ka kundërshtuar t’ia jap këtë shumë të të hollave dhe të pandehurit disa herë kanë shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit duke i bërë presion dhe duke e kërcënuar që t’ua jep të hollat. I dëmtuari nga frika ka arritur të siguroj dhe t’ua jep shumën prej 2.300 €.

Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Detyrimi” nga neni 340 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri Gazmen Halimi, gjithashtu me qëllim që vetes apo tjetrit t’i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme, duke u paraqitur rrejshëm si person zyrtar, zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, ka vënë në lajthim disa persona, duke u thënë se në këmbim të shumave të caktuara financiare, mund t’ua liroj të afërmit nga paraburgimi.

Me këtë ky i pandehur ka kryer veprat penale:

    “Pezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 417 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

    “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 1të Kodit  Penal  të Republikës së Kosovës. 

Në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të Ligjit mbi Armët dhe Municionin, me rastin e bastisjes se shtëpive të tyre nga ana e Policisë së Kosovës, tre të pandehurve ua janë gjetur duke mbajtur në pronësi dhe kontroll  në mënyrë të paautorizuar armë.

    Të pandehurit Halimi i është gjetur një pushkë automatike AK 47 , më nr. serik M.70.AB2 1984, 243825 më 12 fishek për këtë armë dhe një mortajë dore 500 , me nr .serik 69-40-302590 më tri predha;

    Të pandehurit Beqaj i është gjetur duke mbajtur  në pronësi dhe kontroll në mënyrë të paautorizuar 376 fishek cal, 7.62 mm dhe 2 fishek cal.9 mm;

    Të pandehurit Ramani i është gjetur një pistoletë më gaz e markës “Blow  magnum” 9 mm, me nr. serik 9-000908 , më 5 fishek cal.9 mm, të cilën e ka mbajtur në pronësi dhe kontroll pa autorizim.

Me këtë të pandehurit Halimi, Beqaj e Ramani, kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, të shpallen fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)