Prokuroria ngrit aktakuzë kundër një shtetasi të Malit të Zi
Prishtinë, 28 korrik Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër M.Sh. shtetas i Malit të Zi, për veprën penale: Kontrabandimi me migrantë, nga neni 170 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i akuzuari M.SH. gjatë vitit 2010, së bashku me disa perosona të tjerë nga komuna e Skenderajit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare është marrur me trafikimin e emigrantëve, duke organziar hyrjen e tyre ilegale në shtetet e Bashkimit Evropian.
Procedura penale kundër bashkryerësve në këtë vepër penale është përfunduar me aktgjykim të shkallës së parë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndërsa, gjatë këtij vitit, sipas urdhërarrestit ndërkombëtarë i akuzuari M. Sh. është arrestuar në Austri dhe është sjellur në Kosovë.
I akuzuari M.Sh. është akuzuar edhe për veprën penale: Falsifikimi i dokumenteve nga neni 332 par. 3 lidhur me par. 1 të ish Kodit Penal të Kosovës, pasi që prokuroria ka vërtetuar se i njëjti ka përpiluar një dokument të falsifikuar - lejen e qëndrimit të Gjermanisë, të cilën e ka vendosur në pasaportën e të dëmtuarit A.H.
Prokurorja e rastit nga Prokuroria Specia;le e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale dhe ta dënoj sipas ligjit.