23 Dhjetor 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 20 personave

Prishtinë, 24 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’  nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)