Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 2 personave për terrorizëm
Aktakuza bazohet në nenin 3 paragrafi. 4 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit të (Ligjit Nr. 05/L -002) lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) dhe për njërin prej tyre edhe në drejtim të veprës penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 4 paragrafi 1 nen paragrafi 1.1 pika 1.1.2 të Ligjit të zbatueshëm për armët Nr.03/l-143.
Të akuzuarit janë: N.K. dhe N.B. dhe për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se te pandehurit në këtë rast duke vepruar në bashkëkryerje, kanë menaxhuar me një radio dhe portal në territorin e R. Kosovës, në periudhën kohore gjate viteve 2014 - 2015, duke vazhduar deri në fund të muajit korrik të vitit 2016, përmes së cilës emetonin propagandimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të organizatave terroriste, si Al-Qaida dhe ISIS, më qëllim që të nxitin te rinjtë kosovar për të ju bashkuar organizatave terroriste të lartcekura, duke mos u kufizuar në postimin e shkrimeve dhe fotografive edhe në rrjetin social Facebook me të njëjtin emër, të siguruara nga rrjete sociale nga web faqe të ndryshme të internetit, të cilat këta të pandehur i përdornin si mjete për propagandimin mbi zhvillimet e fundit të luftës së këtyre organizatave, në Siri dhe Irak.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, ti shpallë fajtor dhe ti gjykojë sipas ligjit.