Prokuroria ngre tjetër akuzë ndaj Limajt
Prishtinë, 13 tetor - Prokuroria Speciale e Kosovës pret që brenda pak javësh të ngrejë një aktakuzë të dytë kundër deputetit Fatmir Limaj.
Burime nga kjo prokurori kanë thënë se cikli i hetimeve tashmë është në përfundim dhe se janë siguruar prova për ngritje të aktakuzës që ka të bëjë me punën e tij si ministër në Qeverinë e Kosovës për tre vjet rresht, shkruan Koha Ditore.