Prokuroria mbyll një lokal prostitucioni në Pejë


Pejë, 4 prill - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot është mbyllur një lokal në të cilin dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktime e trafikimit me qenie njerëzore.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Departamentit për Krime të Rënda, sot inspektorët komunal të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë qendrore të hetimeve kundër trafikimit me qenieve njerëzore, ka mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.
Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dal edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij.