17 Maj 2024

Prokuroria krijon task-forcë për hetimin e EULEX-it

Prishtinë, 14 nëntor - Skandalet që plasën në EULEX nën dyshimin për korrupsion, duket sikur e kanë fuqizuar kryeprokurorin e Shtetit tonë.

Në një njoftim që e ka lëshuar për medie Prokuroria e Shtetit thuhet se pas skandaleve në EULEX, ka krijuar një task- forcë për hetimin e këtyre rasteve.

Lexojeni të plotë njoftimin e lëshuar për medie nga Kryeprokurori i Shtetit.

Prokurori i Shtetit me vëmendje është duke ndjekur zhvillimet e fundit në EULEX, që nga publikimi i disa informacioneve në media lidhur me dyshime për korrupsion në këtë mision.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në bashkëpunim me EULEX-in, në fillim të vitit 2014 ka filluar ndërmarrjen e veprimeve lidhur me dyshimet se bartës të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale nga radhët e EULEX-it mund të jenë të përfshirë në afera korruptive gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me marrjen e këtij informacioni dhe në bashkëpunim edhe me autoritetet kompetente të EULEX-it ka ndërmarr këto veprime, me qëllim të adresimit të këtyre dyshimeve:
· Ka marrë në kompetence ndjekjen penale;

· Ka themeluar task-forcën e përbërë nga dy prokurorë, një vendor dhe një ndërkombëtar për hetimin e këtij rasti;
· Task-forca është duke zhvilluar hetimet dhe janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

Prokurori i Shtetit në të njëjtën kohë mirëpret çdo veprim të institucioneve të BE-së lidhur me zhvillimin e procedurave të brendshme lidhur me personelin e EULEX-it në Kosovë.

Sidoqoftë, ndjekja penale kundër çdo individi i cili dyshohet se ka kryer vepër penale në territorin e Republikës së Kosovës është kompetencë e Prokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, mbetet e përkushtuar që mandatin e tij ligjor ta ushtroj me përgjegjësi, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.

Në të njëjtën kohë në mënyrë që të kemi hetime të pavarura, profesionale dhe të shpejta, bashkëpunimi dhe mbështetja nga EULEX-it dhe organet kompetente në BE, është thelbësore, duke përfshirë edhe atë që çdo komunikim lidhur me këto raste të realizohet në mënyrë të koordinuar në mes të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të EULEX-it në Kosovë, në mënyrë që të mos kemi dëmtim të procesit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)