Prokuroria kërkon zgjatjen e paraburgimit për ish ushtarët e UÇK
Prishtinë, 13 prill - Paneli i gjykatësve të EULEX-it është duke shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e paraburgimit për tetë të arrestuarve për krime të luftës një muaj më parë.
Prokuroria po ashtu ka kërkuar përshpejtim e sqarimit të imunitetit të deputetit, Fatmir Prokuroria kërkon zgjatjen e paraburgimit për ish ushtarët e UÇK
Prokuroria ka kërkuar zgjatje të masës së paraburgimit për 8 të arrestuarit një muaj më parë për krime lufte. Në këtë hetim përfshihet edhe nënkryetari dhe deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj çështja e imunitetit të së cilit ende nuk është sqaruar.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudulevic ka thënë se me datën 15 prill paneli i gjykatësve do të vendos rreth masës së paraburgimit të personave që po hetohen në këtë rast.
Prokuroria ka kërkuar zgjatje të paraburgimit. Megjithatë një panel prej 3 gjyqtarëve do të vendos rreth kësaj çështjeje me datë 15 prill. Çështja e imunitetit të deputetit Limaj nuk është stopuar. Kjo gjithashtu është në procedurë të sqarimit . Por nuk mund të jap komente shtesë rreth kësaj, ka thënë Gudulevic.
Nën dyshimin për krime lufte me 16 mars një prokuror i EULEX-it u kishte shqiptuar 6 personave masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërsa 2 të tjerëve masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa i nënti është ende në procedurë të ekstradimit nga Zvicra.