14 Janar 2025

Prokuroria kërkon kthimin e Grupit “Drenica” në paraburgim

Mitrovicë, 3 janar - Prokurori i rastit është ankuar në Gjykatën e Apelit muajin e kaluar, menjëherë pas lirimit të shtatë të pandehurve me dorëzani.

Prokuroria ka kërkuar kthimin e Sami Lushtakut dhe të tjerëve në qelitë e paraburgimit. Si bazë për këtë ka përmendur ngujimin e Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës në QKUK dhe “ndikimin te dëshmitarët”.

Prokurori i rastit është ankuar në Gjykatën e Apelit muajin e kaluar, menjëherë pas lirimit të shtatë të pandehurve me dorëzani.

Vendimin për lirimin e kishte marrë gjyqtari Dariusz Sielicki, pasi të pandehurit Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Isni Thaçi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Avni Zabeli kishin paguar 130 mijë euro garanci.

Vendimin e kishte marrë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Koha Ditore.

Prokurori ka bërë ankesë më 22 dhjetor në Gjykatën e Apelit, nga e cila ka kërkuar që të urdhërohet vazhdimi i paraburgimit për të pandehurit.

Megjithatë nuk ka qenë shumë ngulmues në kërkesën për vazhdim të paraburgimit. Ka propozuar si alternativë rritjen e dorëzanisë për secilin të pandehur.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)