Prokuroria kërkon edhe 2 muaj paraburgim për Velijajn
Prishtinë, 9 prill - Prokuroria e EULEX-it po kërkon vazhdimin e paraburgimit për Natalie Veliaj, dhe arrestin shtëpiak për vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj edhe për dy muaj të tjerë.
Prokurori amerikan i EULEX-it, i cili është duke udhëhequr hetimet për rastin e njohur si skandali i pasaportave, ka kërkuar që të dyshuarve, Natalie Veliajt dhe vëllezërve, Fisnik dhe Betim Blakaj ti vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.