Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Azem Sylën
Prishtinë, më 29 prill - Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.
Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën me peshën e veprës së kryer nga ish-deputeti I PDK-së dhe me ndikimin qe ka ai.
Ish-drejtuesi i UÇK-së, Azem Syla, është dorëzuar sot në mëngjes te
organet e rendit në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë, tri ditë
pasi Policia e kërkoi atë në shtëpinë e tij në Kishnarekë të Drenasit.
Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal.