Prokuroria ka urdhëruar ndalimin policor të një zyrtari nga AVUK

I dyshuari Xani, gjatë periudhës kohore 1 janar 2008 deri më 2 qershor 2010, nga pozita e shefit të Inspeksionit Fito Sanitar, sipas prokurorisë ka lëshuar rreth 1800 leje për import, të cilat nuk i ka protokolluar, me qëllim që mjetet e ndërmarrjeve importuese, të dedikuara për pagesën e taksës për lejet përkatëse.
Ai sipas njoftimit te prokurorise i ka ndalur për vete, duke përftuar në këtë mënyrë shumën prej 80.000 euro, shumë kjo, me të cilën është dëmtuar buxheti i Kosovës.