16 Janar 2025

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Apelit Mekaj

Prishtinë, 21 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, Sali Mekaj.

Urdhër ndalimin për 48 orë prokuroria e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se kryetari Mekaj ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”,  nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po mbrëmë është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale” “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 “Bashkëkryerja”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)