Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Q. M për shtijen e armëve
Prishtinë, 21 dhjetor - Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Q. M. nga fshati Shipitullë, komuna e Obiliqit, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale të furnizimit, transportit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve, nga neni 327 par. 2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës.
I akuzuari më 13 dhjetor 2011, rreth orës 18:00 nga Republika e Shqipërisë ka tentuar ti fusë në Republikën e Kosovës 7 mijë 576 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të transportuar nga Republika e Shqipërisë e të cilët fishekë më pas janë konfiskuar nga ana e Policisë në pikën kufitare Vërmicë.
Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka propozuar Gjykatës së Qarkut në Prizren që të akuzuarin ta shpallë fajtor, për veprën penale, me të cilën ngarkohet dhe ta dënoj konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.