26 Dhjetor 2024

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një ish avokate

Prizren, 1 dhjetor - Prokuroria e Qarkut në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F. K. për shkak të veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit në vazhdim nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

E akuzuara, në cilësinë e personit zyrtar - avokate publike e Komunës së Rahovecit, gjatë periudhës kohore 2004-2010 dyshohet se e ka shpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që nuk i ka përmbushur detyrat dhe autorizimet zyrtare, duke mos ushtruar mjetet e rregullta juridike - ankesë kundër 10 aktgjykimeve të Gjykatës Komunale në Prizren, me ç’rast këto aktgjykime kanë marrë formën e prerë, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasurisë publike të Komunës së Rahovecit.

E akuzuara nuk i ka paraqitur ankesat, edhe pse në të gjitha procedurat gjatë shqyrtimeve gjyqësore i ka kundërshtuar  kërkesëpaditë, madje edhe në fjalën përfundimtare.

Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka propozuar Gjykatës së Qarkut në Prizren që të akuzuarën ta shpallë fajtore, për veprën penale, me të cilën ngarkohet dhe ta dënoj konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)