14 Janar 2025

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Fitim Lladrovci

Prishtinë, 19 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Fitim Lladrovci.        

I pandehuri Fitim Lladrovci me pseudonimin “Fita”, më datën 8 dhjetor 2013, ka udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për  në Stamboll, prej nga me automjete të ndryshme ka shkuar në një qytet afër Aleppos, në Republikën Arabe të Sirisë, ku më dashje iu është bashkuar organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al – Nusra”. Atje ka qëndruar deri më 28 dhjetor 2013, kur është kthyer përsëri me aeroplan në Aeroportit Ndërkombëtar  “Adem Jashari” në Sllatinë.

Më 15 maj 2014, me aeroplan përmes Podgoricës ka udhëtuar për në Stamboll, ku pas tre ditësh ka arritur që të shkoj në qytetin Stereshin të Republikës Arabe të Sirisë, ku me dashje i është bashkangjitur organizatës terroriste “ISIS”, ku ka qëndruar deri më 9 tetor 2014. Më 15 tetor 2014 sërish përmes Aeroportit Ndërkombëtar  “ADEM Jashari” në Sllatinë, është kthyer në Republikën e Kosovës.

Me këtë ka kryer veprën penale: “Organizimi  ose pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë se tij, nga Policia e Kosovës, të pandehurit i është gjetur duke mbajtur në pronësi dhe kontrolle në mënyrë të pa autorizuar një raketa hedhës dore zollë  me nr. 8706291M 80-64  mm, si dhe një pistoletë e markës “TT” M 57 cal. 7.62 mm, më 8  fishek.

Me këtë i pandehuri  ka  kryer veprën penale: “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar  të armëve” nga neni 374 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprat penale që akuzohet, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)