23 Dhjetor 2024

Prokuroria ka ngritur 6 akt akuza për procesin e zgjedhjeve

Prishtinë, 2 mars - Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës edhe gjatë muajit shkurt 2011, me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit  Ismet Kabashi, kanë vazhduar t’i punojnë me prioritet lëndët që kanë të bëjnë me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës.

Në të gjitha prokuroritë komunale të Republikës së Kosovës, janë ngritur 6 akt akuza, janë ushtruar 6 propozim akuza, janë hudhur 43 kallëzime penale, 52 raste janë në punë, 17 raste në fazë të hetimeve, 42 raste në fazë të grumbullimit të informatave, një rast është dërguar në kompetencë të prokurorisë kompetente, një rast është dërguar në kompetencë të Gjykatës për Kundërvajtje, ndërkaq një aktakuzë është konfirmuar nga gjykata kompetente.

-Prokuroria Komunale në Prishtinë, sa u përket lëndëve lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në Republikën e Kosovës, gjatë muajit shkurt 2011 ka ngritur një propozim akuzë. Dy raste i ka hudhur, ndërkaq 41 raste i ka në punë.

- Prokuroria Komunale në Gjilan, ka hudhur 3 raste, ka ushtruar 2 propozim akuza për lajmërim të rrejshëm, ka ngritur një propozim akuzë dhe dy raste i ka mbyllur.

- Prokuroria Komunale në Pejë, ka hudhur 17 kallëzime penale, ka ngritur një propozim akuzë, ka ngritur një aktakuzë, dy raste është duke i hetuar dhe një rast e ka dërguar në kompetencë të prokurorisë kompetente.

- Prokurorisë Komunale në Gjakovë, nga dy akt akuzuat e ngritura njëra iu është konfirmuar.

- Prokuroria Komunale në Mitrovicë 12 kallëzime penale i ka hudhur, një e ka dërgu në kompetencë të Gjykatës për Kundërvajtje, ndërkaq për 42 raste janë në fazën e grumbullimit të informatave.

- Prokuroria Komunale në Ferizaj ka ngritur 4 aktakuza, dy lëndë i ka hudhur dhe 7 lëndë i ka në punë.

- Prokuroria Komunale në Prizren ka ngritur një aktakuzë, ka ushtruar një propozim akuzë, në fazë të hetimeve i ka 15 raste, 5 kallëzime penale i ka hudhur dhe 4 lëndë i ka në punë.

Prokuroritë do të vazhdojnë t’i punojnë me prioritet këto lëndë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)