Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm ish-shefit të UDB-së
Hagë, 30 janar - Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-shefin e Shërbimit Sekret të Serbisë (UDB) Jovica Stanish dhe shefin e Sigurisë së Shtetit (SDB, Franko Simatoviç me argumentimin në fjalën e tyre përmbyllëse se, posedojnë prova të mjaftueshme, që këta kanë marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale mbi persekutimin e joserbëve nga Kroacia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova në kohën e diktatorit Milosheviç.
Prokurori Dermot Groome kërkoi nga paneli, që atyre tu jepet burg i përjetshëm për krimet dhe persekutimet, që i akuzon TPI.
Nëse Dhoma erdhi në përfundimin, se ata ishin fajtorë për krime të lidhura dhe mbështetura nga burrat e Arkanit me emrin famëkeq Beretat e Kuq dhe Scorpions, ata duhet të pranojnë përgjegjësinë penale për shkaktim të vuajtjeve të mëdha. Prandaj, ata duhet të dënohen me burgim të përjetshëm, tha Groome.
Prokuroria tha se, organizata kishte qëllime të përbashkëta kriminale dhe krimet e kryera nga Beretat e Kuqe, paramilitarë këta të gardës serbe Zeljko Raznatoviç Arkan me bandën Scorpions dhe njësitë e tjera paraushtarake dhe policore, të cilat, siç thuhet, kanë qenë të kontrolluara nga UDB Serbia.
Stanisiç dhe Simatoviç akuzohen se ata ishin të organizuar, pajisur, të trajnuar, të armatosur dhe financuar nga Shërbimi Sigurimit Shtetëror i njësisë, të cilat thuhet se kanë vrarë, persekutuar dhe dëbuar kroatë, muslimanë dhe të tjerë joserbë nga Kroacia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, që nga viti 1991 deri në vitin 1995, vit ky edhe i kontrollit të këtyre njësive.