16 Janar 2025

Prokuroria ka filluar hetimet kundër katër fajdexhinjëve

Prishtinë, 2 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda,  ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, K.D., A. D., G. Sh., dhe K. B., se kanë kryer veprat penale, të fajdesë, detyrimit, detyrimit në bashkëkryerje dhe fajdesë në ndihmesë, të gjithë nga komuna e Prizrenit.

Prokuroria ka filluar hetimet kundër të pandehurit, K.D., për shkak të dyshimit se  ka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Ndërkaq, i pandehuri A. D., dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

I pandehuri G. Sh., dyshohet se ka kryer veprën e detyrimit në bashkëkryerje nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1  të KP-së.

Ndërsa, i pandehuri K. B., dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë në ndihmesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së e lidhur me nenin 33 të KP-së konformë dispozitës  së nenit 104 paragrafi 1 të KPP-së.

Në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7, nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit për të lartcekurit.

Po ashtu, Prokuroria e Prizrenit - Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin  e hetimeve kundër të pandehurit, S.B., nga komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psiko-trope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)