14 Janar 2025

Prokuroria ka 140 dëshmitarë kundër Naser Kelmendit

Prishtinë, 20 janar - Prokuroria e ka dorëzuar një listë të re prej 150 dëshmitarësh kundër Naser Kelmendit. Nëpërmjet tyre po synon të dëshmojë se Kelmendi qëndron prapa një vrasjeje dhe një rrjeti trafikimi ndërkombëtar të drogës.

Por lista e dëshmitarëve i është reduktuar të hënën në rreth 140 nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja Anna Adamska Galant.

Ajo ka konsideruar se janë të panevojshëm dëshmitarët – policë që kanë kryer hetimet në rastin e vrasjes së Ramiz Delaliqit. Janë pranuar dokumentet e tyre, që përfshijnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Në seancën e dytë të paraqitjes së fjalëve hyrëse ka folur avokati i Naser Kelmendit, Besnik Berisha. E ka akuzuar prokurorin për shkelje të shumta ligjore dhe shkelje të të drejtave të klientit të tij.

Nga këto shkelje ka përmendur mbajtjen e Kelmendit në paraburgim 14 muaj pa ngritje të aktakuzës, derisa Kodi i procedurës Penale parasheh që nëse i pandehuri është në paraburgim, aktakuza duhet të dorëzohet në gjykatë brenda 12 muajsh, ose të lirohet. Ka thënë se prokurori po vazhdon të kryejë hetime edhe pas ngritjes së aktakuzës, për çka i është tërhequr vërejtja edhe nga Gjykata që ta ndërpresë këtë.

Ka kërkuar përjashtimin e të gjitha provave të marra nga Bosnjë-Hercegovina pas ngritjes së aktakuzës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)