03 Maj 2024

Prokuroria heton tre persona qe kanë falsifikuar rezultatet e votimit

Prishtinë, 13 nëntor - Pas dyshimeve të bazuara se tre zyrtarë të Qendrës së Numërimit të Votave kanë falsifikuar rezultatet e votimit gjatë numërimit të votave, duke kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 219 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, kanë filluar hetime lidhur me këtë rast.

Të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori, i cili pas mbledhjes së provave të gjertanishme ka kërkuar që të dyshuarit të mbrohen në liri, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Prokurorët e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë vepruar dhe do të veprojnë me urgjencë ndaj të gjitha rasteve që paraqiten në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit, si dhe do të arrestojnë dhe ndalojnë secilin person që keqpërdor ose tenton të manipuloj votën.        

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)