Prokuroria heton pasurinë e 60 zyrtarëve
Prishtinë, 20 tetor - Prokuroria e Prishtinës, po heton pasurinë e 60 zyrtarëve, të cilët ose nuk e kanë deklaruar, ose e kanë deklaruar në mënyrë të rreme. Rastet janë dërguar në Prokurori nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Sipas koordinatores kombëtare kundër korrupsionit, Laura Pula, së shpejti do të jenë gati edhe aktakuzat e para kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët do të përballen me togat e zeza.
Pak ditë më parë, AKK, kërkoi nga gjykatat themelore që të fillojnë procedurat kundërvajtëse ndaj tre zyrtarëve publikë, si rezultat i mosveprimit nga ana e tyre sipas udhëzimeve të Agjencisë, për tu shmangur nga situata e konfliktit të interesit në të cilën ndodhen.
/Kosova Sot/