18 Janar 2025

Prokuroria heton listat e veteranëve

Prishtinë, 23 qershor - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkuar nga prokuroria kompetente, fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

Më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka ndërmarrë këtë veprim në pajtim me pritshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

Duke falënderuar mediat për punën e mirë që kanë bërë në shumë raste dhe që si rezultat i këtyre raportimeve, Prokurori i Shtetit ka iniciuar disa raste që janë në hetime e sipër, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata në lidhje me këto lista të veteranëve, t’i japin informacionet që ata posedojnë dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë. Informatat e tilla do të trajtohen me përkushtim, profesionalizëm dhe konfidencialitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)