15 Janar 2025

Prokuroria heton disa zyrtarë institucionesh publike

Prishtinë, 29 prill - Auditori i brendshëm ka hasur në shkelje ligji në Komunën e Pejës. Ndaj Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet kundër disa zyrtarëve që punojnë në institucione publike komunale të Komunës së Pejës me dyshimin për shkelje ligji dhe keqpërdorime.

Nën llupën e prokurorisë është Zyra e prokurimit dhe disa drejtori komunale.

Shkas për nisjen e hetimeve është bërë raporti i Auditorit të brendshëm të kësaj komune i periudhës janar - dhjetor 2014.

Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i Zyrës së auditorit të brendshëm të Pejës, Hysni Selmanaj, i cili ka evidencuar një varg shkeljesh të Zyrës së prokurimit dhe disa drejtorive komunale të Pejës, shkruan sot \"Koha Ditore\".

Raporti i kësaj zyre tashmë është në duar të prokurorëve të Pejës. Zyrtarët e Komunës së Pejës dhe vetë drejtori i Zyrës së auditorit e kanë pranuar se prokuroria ka nisur hetimet me dyshime për shkelje ligji.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)