16 Janar 2025

Prokuroria fillon hetimet për hedhjen e gazit lotësjellës

Prishtinë, 15 tetor - Prokuroria e Shtetit menjëherë ka filluar hetimet pas incidentit të sotshëm në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të opozitës kanë hedhur gaz lotësjellës për të pamundësuar vazhdimin e seancës.

Sipas pamjeve të filmuara sot, vërehet deputeti Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaja Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kur e hedhin gazin lotsjellës.

Një hetim i ngjashëm është duke u zhvilluar edhe ndaj deputetëve Albin Kurti e Albulena Haxhiu, po nga Lëvizja Vetëvendosje për një veprim të ngjashëm javën e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)