Prokuroria fillon hetimet ndaj të dyshuarit për vrasje N. B.
Prizren, 27 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër N. B., nga Suhareka, për shkak të dyshimit se më datë 23 tetor 2015, i pandehuri ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, përderisa në të njëjtën kohë e ka vë në rrezik jetën e një personi tjetër.
Me këtë rast i pandehuri ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1.3 dhe 1.5 të KP-së.
Po ashtu, rezultatet e veprimeve fillestare të Policisë dhe mbledhjes së provave janë pjesë e lëndës hetimore. Ndërkaq, faza e hetimit kundër të pandehurit sipas aktvendimit ka filluar prej datës 24 tetor 2015.
Prokurori i rastit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore - Departamentit për Krime të Rënda, të vendosë për masën e paraburgimit.