18 Janar 2025

Prokuroria fillon hetimet kundër një personi

Prishtinë, 23 qershor - Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se më 22 qershor 2016 me rastin e kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë, në pikën kufitare të Vërmicës, në veturën të cilën e ka drejtuar, janë gjetur 10.300 kg substancë narkotike. Kjo sasi është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.

 

Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Me qëllim që procedura e hetimeve të zhvillohet pa pengesa prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)