11 Maj 2024

Prokuroria e quan Limajn “udhëheqës të një grupi kriminal”

Prishtinë, 9 prill - Profil “krimineli” i kanë bërë dy prokurorë të EULEX-it deputetit Fatmir Limaj të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata e kanë cilësuar udhëheqës të “një grupi të strukturuar kriminal”, të udhëhequr për të fituar sa më shumë para, duke keqpërdorur buxhetin e Kosovës.

Cilësimet për Limajn kanë qenë të shumta. Ato e kanë bërë vetë atë shpeshherë të qeshë bashkë me të akuzuarit e tjerë, shkruan “Koha Ditore”.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, që është mbajtur për të shqyrtuar aktakuzën e prokurorit Johannes Pickert kundër Fatmir, Demir e Florim Limajt, si dhe Nexhat Krasniqit, Florim Zukës, Endrit Shalës, dhe Gani Zogajt, të akuzuar për një seri veprash kriminale që lidhen me korrupsion në MTPT, është lexuar shumica e aktakuzës.

Por jo e tëra. Vazhdimin e leximit të saj prokurorët do ta bëjnë edhe të mërkurën, kur pritet që të akuzuarit të deklarohen nëse janë fajtorë apo të pafajshëm për veprat që rëndojnë mbi ta. Disa prej tyre janë shumë të rënda

Avokati Tahir Rrecaj, thotë se provat të cilat i ka konfiskuar prokuroria janë kthyer si të dëmtuara dhe disa nuk i janë kthyer fare.

Gjykata i ka kërkuar një përgjigje prokurorit, por ai ka kërkuar kohë për të kthyer përgjigje.

Ndërkohë që gjykata i ka kërkuar prokurorit që brenda pesë ditëve të tregojnë se çfarë përmban CD-ja e cila i’u dha të akuzuarve.

Poashtu gjykata e ka urdhëruar mbrojtjen që brenda pesë ditëve të tregojnë se cilat dokumente mungojnë nga provat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)