27 Dhjetor 2024

Prokuroria e Qarkut ka ngritur aktakuzë ndaj Gani Sahitit

Prishtinë, 29 dhjetor – Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë ndaj Gani Sahitit për veprat penale: vrasje e rëndë, nga neni 147 nënpar. 3 dhe 9 i KPK-së dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 i KPK-së.

I pandehuri Gani Sahiti, më datën 3 tetor 2011, rreth orës 10:30, në Prishtinë, me dashje, në mënyrë dinake dhe nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Remzi Salihu, drejtor i Drejtoratit për Arsim në Komunën e Prishtinës.

I pandehuri Sahiti më parë është furnizuar dhe pa autorizim ka mbajtur armën, revolen e tipit ,,Cervena Zastava” kal.7.65 mm, me të cilën armë kreu vrasjen.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë gjeti se në veprimet e të pandehurit qëndrojnë të  gjitha elementet e veprave penale, për të cilat e akuzoi  dhe i propozoi Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, që të akuzuarin ta shpallë fajtorë, ta dënojë sipas ligjit dhe ta obligoj që të paguaj shpenzimet e  procedurës  penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)