Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për një Përmbarues Privat
Prizren, 29 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër një Përmbaruesi Privatë.
Në aktakuzë thuhej se Përmbaruesi Privat në cilësi të personit zyrtar përmbaruesit privat i emëruar për territorin e Gjykatës themelore në Prizren, i ka tejkaluar kompetencat e tija, me qëllim, siç vazhdon aktakuza të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe duke ju shkaktuar dëm personave të tjerë, e keqpërdor pozitën e tij zyrtare dhe pengon me dashje tjetrin në gëzimin e një të drejte.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, bazohet në Neni 422 paragrafi i 1, lidhur me paragrafin 2.1 dhe 2.6, të Kodit Penal të Kosovës.