16 Janar 2025

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër R. K

Prizren, 18 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër R. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1  të KP-së.

I dyshuari R. K., në cilësinë e zyrtarit të arsimit në Drejtorinë komunale të arsimit në Prizren, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dokumentin e falsifikuar, në emër të personave të tjerë.

R. K., me këto veprime ka kryer veprën penale, falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)