17 Janar 2025

Prokuroria e Prizrenit ka ngrit aktakuzë kundër M. E., K.F., H.M., B.K. dhe R.F

Prizren, 15 shkurt – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngrit aktakuzë kundër, M. E., K.F., H.M., B.K. dhe R.F., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqëpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari, M.E., gjatë vitit 2011 deri në maj të vitit 2015, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tija , me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe njëkohësisht shkaktimin e dëmit personit tjetër. Me këto veprime M.E., ka kryer veprën penale keqëpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së.

 
Ndërkaq, i akuzuari i dytë K.F., në cilësin e personit zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat, me qëllim të shkaktimit të dëmit të personit tjetrë, me çka ka kryer veprën penale keqëpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2.1 të KP-së.

E të akuzuarit R.F., H.M dhe B.K., prej muajit korrik të vitit 2013 deri në muajin prill të vitit 2014, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare të parapara me ligj, ashtu që nuk kanë ndërmarrë veprime për kthimin në gjendje të mëparshme të pjesës së parcelës katastarale nr. 2285 në sipërfaqe prej 16 ari, pronë shoqërore kjo e komunës së Suharekës, të cilën më parë e kishte përvetësuar i akuzuari M.E dhe pa leje ndërtimi kishte ndërtuar rrugën për nevojat e objektit të tij afaristo banesorë. Me ç’ rast me dijeni kanë shkelë ligjin lidhur me punësimin zyrtar të tyre, duke i shkaktuar dëmë material të konsiderueshëme komunës në vlerë të paluajtshmërisë të përvetësuar.

Me këtë në bashkëverpim R.F., H.M dhe B.K, kanë kryer veprën penale keqëpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2.1  lidhur me nenin 31 të KP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)