17 Janar 2025

Prokuroria e Prizrenit ka ngrit aktakuzë kundër H.G., F.B., I.R. dhe D.G

Prizren, 3 mars - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave H.G., F.B., I.R., D.G.,  për shkak të dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

Të pandehurit H.G., F.B., I.R., D.G., gjatë periudhës kohore 2012 -2015, në cilësi të personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tyre.

Gjatë kësaj periudhe, H.G., si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 20.310.56 euro. Çka do të thotë së me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

Ndërkaq, i pandehuri F.B., në periudhën kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 1.607.47 euro. Me këtë ka kryer veprën  penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.
 
E i pandehuri tjetër I.R., gjatë periudhës kohore 2012 – 2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 2.958 euro. I njëjti me këto veprime ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri D.G., gjatë periudhës kohore 2014 -2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 589.00 euro. I pandehuri D.G., me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)