16 Janar 2025

Prokuroria e Prizrenit fillon hetimet kundër të pandehurit V.H

Prizren, 16 nëntor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, kundër të pandehurit V. H., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më datë 14 nëntor 2015, duke e përdorur forcën respektivisht kanosjen serioze, ka përvetësuar pasurinë e personit B. K., me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme.

Me këtë veprim, i pandehuri ka kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 1, të KP-së.

Pasi që i dëmtuari ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, dhe ka bashkëpunuar me ta, Policia ka arritur ta ndalojë e më pas ta arrestojë të pandehurin V. H.

Gjatë kontrollimit paraprak të Policisë, në automjetin e tij kanë gjetur një pistoletë, të cilën, i njëjti e mbante në kundërshtim me ligjin mbi armët. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale nga neni 374 paragrafi 1, të KP-së.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh (30 ditë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)