05 Maj 2024

Prokuroria e Policia të përkushtuara kundër dukurive negative

Prishtinë, 12 shtator - Më qëllim të thëllimit të bashkëpunimit, koordinimit dhe bashkërendimit më të mirë të veprimeve të përbashkëta të parapara me ligj, sot është zhvilluar një takim në mes të prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë takim ka marrë pjesë ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni me drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës.

Në takim pasi u vlerësua bashkëpunimi që ekziston në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, u tha se këto dy institucione do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin përmes koordinimit, bashkërendimit dhe komunikimit më të mirë me qëllim që në Kosovës të mbizotëroj rendi dhe ligji.

Po ashtu, u bisedua për aktivitete konkrete të përbashkëta të cilat do të ndërmerren dhe  të cilat do të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, sekuestrimit dhe konfiskimit të asetëve të fituara kundërligjshëm, si dhe të dukurive tjera kundër ligjore.

Ashtu si ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni shprehen gatishmërinë dhe premtuan aktivizimin e gjithë potencialit të këtyre dy institucioneve në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe dukurive tjera kundër ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)