Prokuroria e Policia koordinojnë veprimet rastet e shenjëstruara

Prishtinë, 28 mars - Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit,
Aleksandër Lumezi, është mbajtur sot takimi me Kryeprokurorin e
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku,
Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka,
Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni,
Drejtorin e Departamentit të hetimeve, Riza Shillova, Drejtorin e
Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti,
Drejtorin e Divizionit për Krime të Rënda, Fehmi Hoti si dhe Shefin e
Task Forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri, ku
kanë diskutuar lidhur me shenjëstrimin e rasteve të nivelit të lartë
për liberalizim të vizave.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi, iu ka dhënë detyra të reja dhe
ka kërkuar nga të lartcekurit që t’i koordinojnë veprimet e tyre për
trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë me prioritet nga Prokurori i
Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e këtyre
rasteve.
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar
raportim të rregullt lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, që janë duke u
trajtuar nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi, është i vendosur në zgjidhjen sa më të shpejtë të
gjitha këtyre rasteve e veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me
procesin e liberalizimit të vizave.