22 Dhjetor 2024

Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje

Pejë, 14 shtator - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 (njëqindedyzetegjashtë) aktakuza, kundër 150 (njëqindepesëdhjetë) personave për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në periudhën 9 mujore të këtij viti, përkatësisht nga muaji janar gjer në muajin shtator të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur  146 (njëqindedyzetegjashtë) aktakuza, kundër  150 (njëqindepesëdhjetë) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, ku 133 (njëqindetridhjetë) persona të akuzuar janë të gjinisë mashkullore, kurse 17 (shtatëmbëdhjetë) janë nga gjinia femërore.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës gjatë kohës se lartcekur  janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 (njëqindepesëdhjetekatër) persona, prej tyre 125  (njëqindenjëzetepesë) të gjinisë femërore, kurse 29 (njëzetenëntë) viktima të gjinisë mashkullore.

Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 (tridhjetepesë) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për personat e pandehur dhe në 6 (gjashtë) raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës. 


 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)