16 Janar 2025

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë për vrasje

Pejë, 3 qershor - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.P. për veprën penale: Vrasje e rëndë, nga neni 179 par. 1 pika 1.4 dhe 1.12 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. me datën 09.11.2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën D.P..

Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur. Andaj, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)